(VIDEO) Siljanovska: Vendet nga BE ofrohen për ndërmjetësim

(VIDEO) Siljanovska: Vendet nga BE ofrohen për ndërmjetësim

Ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar juridik vazhdojnë të jenë kërkesë e Maqedonisë së Veriut kundër Bullgarisë që e ka “bllokuar” për momentin rrugën evropiane të vendit tonë.

MARKETING

Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova ka thënë se propozimi i RMV-së i ka pëlqyer edhe Presidentit të Komisionit Europian, Antonio Koshta.

GORDANA SILJANOVSKA DAVKOVA – PRESIDENTE

“Unë me z.Koshta diskutova si politikani me politikanin por edhe si juristi me juristin. Ai tha se pajtohet me të gjitha argumentet e mia juridike se nuk është e drejtë kjo që ka ndodhur por, ashtu është procedura! Për më tepër edhe rozimin tonë e vlerësoi si të shkëlqyeshëm për “veprimin juridik me veprim të vonuar” të cilin përfaqësuesit bullgar nuk e kanë pranuar”.

Presidentja tha se veç Austrisë që u ofrua, për ndërmjetësim janë ofruar edhe disa vende tjera të Bashkimit Europian.

GORDANA SILJANOVSKA DAFKOVA – PRESIDENTE

“Kuptohet unë me ndihmë të z.Koshta do të bisedoj edhe me z.Radev siç edhe e keni dëgjuar, u vetëofrua edhe Austria për ndërmjetësim, në bisedime na ofrohen edhe anëtarë të BE-së për ndërmjetësim dhe biseda, nëse puna është e përfunduar ose nëse ashtu është vendosur nuk do të ishte mënyrë e përshtatur europiane. E them me përgjegjësi edhe të kërkoni që një shtet të ndryshojë kushtetutën është problematik.

Pak ditë më parë presidenti i Komisionit Europian, Antonio Koshta ishte në Shkup ku pas takimit me kryeministrin drejtoi kritika të ashpra në drejtim të vendit për shkak të vonesave lidhur me ndryshimet Kushtetuese. Ai tha se politikanët duhet të angazhohen dhe punojnë në planin A sepse siç tha, nuk ka dhe nuk do të ketë plan B.

Mevludin Imeri /SHENJA/

 

MARKETING