(VIDEO) Presheva i kërkon MPB-së Serbe hapjen e kufirit Llojan- Miratoc

(VIDEO) Presheva i kërkon MPB-së Serbe hapjen e kufirit Llojan- Miratoc

Dështimet e një pasnjëshme nuk e kanë zbehur dëshirën e autoriteteve të Komunës së Preshevës  për hapjen e kufirit Llojan-Miratoc. Komuna ka dërguar sot zyrtarisht një kërkesë në adresë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, për rifillimin e iniciativës për hapjen e pikës kufitare Miratoc–Llojan ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, në territorin e Komunës së Preshevës.

MARKETING

 KOMUNA E PRESHEVËS

“Iniciativa daton që nga viti 2005, por pas disa zhvillimeve pozitive ligjore dhe politike, ajo meriton të rikthehet në tryezën e bashkëpunimit ndërqeveritar. Komuna e Preshevës ka qenë pjesë e Grupit të përbashkët punues të dy qeverive, mirëpo punimet janë ndërprerë në fund të vitit 2022”

Komuna e Preshevës propozon që të rifillojë puna e këtij grupi dhe të bëhen hetime në terren për përcaktimin e lokacionit më të përshtatshëm për këtë pikë kufitare. “Ne shprehim gatishmërinë e plotë për bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucionet tjera kompetente, në mënyrë që kjo iniciativë jetike për rajonin të vihet në zbatim”, njofton Komuna.

Ata thonë se hapja e kësaj pike kufitare do të lehtësonte qarkullimin e njerëzve dhe mallrave, do të nxitë zhvillimin ekonomik të zonës, do të kontribuonte në uljen e papunësisë dhe në forcimin e stabilitetit e bashkëpunimit rajonal. Nga Komuna e Preshevës thonë se duhet të rikthehen grupet punuese dhe të bëhen hetime në terren për përcaktimin e lokacionit më të përshtatshëm për këtë pikë kufitare.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING