Arrestohet shoferi në Tetovë – voziste me 111 km/h në zonë me kufizim 50 km/h

MPB njofton se me datë 18.05.2025, në ora 09:57, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor – Tetovë e privuan nga liria H.A. (56) nga fshati Reçicë e Madhe, Tetovë. Ai po drejtonte një veturë BMW me targa të Tetovës në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” në Tetovë, me shpejtësi prej 111 kilometra në orë, në një zonë të banuar ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 km/h.