Austria fiton Eurovisionin, Izraeli përballet me protesta për sulmet në Gaza

Austria fiton Eurovisionin, Izraeli përballet me protesta për sulmet në Gaza

Austria ka fituar konkursin e këngës Eurovision 2025 në qytetin zviceran të Bazelit, derisa pjesëmarrja e Izraelit në finale shkaktoi protesta për shkak të veprimeve ushtarake të Tel Avivit në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

MARKETING

Këngëtari izraelit Yuval Raphael u përball me fishkëllima dhe flamuj pro-Palestinës nga publiku gjatë performancës së tij në edicionin e 69-të të konkursit që priti 26 vende në finale.

Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU), i cili organizoi konkursin, u kritikua për transmetimin e tingujve të duartrokitjeve në vend të brohoritjeve gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.

Platformat e mediave sociale u përmbytën me pamje që tregonin flamuj dhe thirrje në mbështetje të Palestinës, me shumë përdorues që akuzuan EBU-në për censurë.

Transmetuesi zviceran SRG SSR raportoi se dy protestues u përpoqën të hyjnë me forcë në skenë në fund të performancës së Raphael-it, ku njëri prej tyre hodhi bojë. Të dy u ndaluan nga sigurimi.

Pavarësisht protestave, Izraeli përfundoi i dyti me 357 pikë, pas JJ të Austrisë, i cili fitoi me 436 pikë. Estonia ishte e treta me 356 pikë.

Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin Barfusserplatz të Bazelit përpara finales për të kërkuar përjashtimin e Izraelit nga konkursi dhe kërkuan që EBU të ndalojë përgjithmonë vendin.

Protesta erdhi mes kritikave në rritje ndaj vendimit të EBU-së për të përjashtuar Rusinë në vitin 2022 për luftën në Ukrainë, por jo Izraelin për veprimet e tij në Gaza.

Transmetuesi publik spanjoll RTVE gjithashtu shprehu solidaritet me Gazën, duke transmetuar një mesazh në gjuhët spanjolle dhe angleze para finales që thoshte: “Kur bëhet fjalë për të drejtat e njeriut, heshtja nuk është një opsion. Paqe dhe drejtësi për Palestinën”.

Protestat shënuan ngjarjet e mëparshme të Eurovisionit në Bazel, duke përfshirë ceremoninë e hapjes dhe të dy gjysmëfinalet, me demonstratat që tërhoqën vëmendje të konsiderueshme në të gjithë Evropën.

Ushtria izraelite ka ndjekur një ofensivë brutale kundër Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023, duke vrarë të paktën 53 mijë palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza. Për luftën në enklavë Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

MARKETING