Petrushevski në takimin e Këshillit të SELEK në Bukuresht, zgjedhet kandidati i Maqedonisë, Peshevski për drejtor të Çështjeve ligjore dhe të punëve të brendshme

Sekretari shtetëror i MPB-së, Sasho Petrushevski, si anëtar i përhershëm nga vendi jonë, mori pjesë sot në një takim të Këshillit të SELEK (Qendra për zbatimin e ligjit në Evropën Juglindore), që po mbahet në Bukuresht, Rumani.
Në takim, në të cilin Petrushevski udhëhoqi delegacionin e Maqedonisë, morën pjesë delegatë nga vende-anëtare, përfaqësues të partnerëve operacionalë dhe vëzhgues të SELEK-ut.
“Gjatë takimit, diskutuam dhe vendosëm për çështje kyçe që lidhen me punën e SELEK-ut. U shqyrtua dhe u miratua njëzëri raporti vjetor dhe revizor për vitin 2024, si dhe aksioni vjetor dhe plani punës për vitin 2026. Gjithashtu, u miratuan dhe përfundimet e grupit të konsultimeve financiare, propozim-buxheti për vitin 2026 dhe plani financiar për periudhën 2025-2029”, shkroi në profilin e tij në fejsbuk Petrushevski.
Në pjesën e pasdites së takimit, u prezantuan procedurat për zgjedhjen e drejtorëve të rinj të SELEK-ut.