Presidenti i Turqisë Erdogan nesër për vizitë në Shqipëri

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, nesër do të udhëtojë për vizitë në Shqipëri për të marrë pjesë në Samitin e Gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, njoftoi Drejtori i Komunikimeve i Presidencës turke, Fahrettin Altun, transmeton Anadolu.
MARKETING
“Presidenti ynë do të mbajë një fjalim në sesionin kryesor të samitit që do të mbahet nën temën ‘Evropa e Re në një Botë të Re: Uniteti-Bashkëpunimi-Veprimi i Përbashkët’. Parashikohet që presidenti ynë të shkëmbejë pikëpamje mbi zgjidhjen paqësore të konflikteve rajonale dhe globale dhe çështjeve që lidhen me sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Evropës gjatë kontakteve që do të zhvillojë me homologët e tij evropianë me rastin e Samitit”, tha Altun në llogarinë e tij në median sociale.
Në samit do të marrin pjesë krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare dhe kandidate të Bashkimit Evropian (BE) dhe vendeve të tjera evropiane, si dhe udhëheqës të institucioneve të BE-së dhe shefat e NATO-s, OSBE-së dhe Këshillit të Evropës.