Trump do të takohet të mërkurën me presidentin sirian Ahmad al-Sharaa

Trump do të takohet të mërkurën me presidentin sirian Ahmad al-Sharaa

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pranoi të takohet me presidentin sirian Ahmad al-Sharaa gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite të mërkurën, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, transmeton Anadolu.

MARKETING

“Presidenti pranoi të përshëndetet me presidentin sirian ndërsa ndodhet në Arabinë Saudite nesër”, tha zyrtari të martën, duke kërkuar anonimitet.

Takimi pritet të zhvillohet në Riad, ku Trump mbërriti sot herët si pjesë e turneut të tij të parë jashtë shtetit që nga marrja e detyrës në janar.

Turneu i tij rajonal përfshin gjithashtu vizita në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

Trump u tha gazetarëve të hënën para se të nisej për në Arabinë Saudite se po shqyrton heqjen e sanksioneve të SHBA-së ndaj Sirisë, pasi dëshiron të krijojë një “fillim të ri” për Damaskun.

MARKETING