Costa në Beograd: Anëtarësimi në BE në bazë të meritave, dialogu me Kosovën kyç

Costa në Beograd: Anëtarësimi në BE në bazë të meritave, dialogu me Kosovën kyç

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, në vizitën e tij zyrtare në Beograd ka thënë se përafrimi i plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Serbisë me Bashkimin Europian dhe se zgjidhja e çështjeve dypalëshe janë thelbësore për pranimin e Serbisë në Union.

MARKETING

“Dialogu Beograd-Prishtinë është një pikë vendimtare”, tha Costa në konferencën e përbashkët me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pranimi, tha ai, është një proces i bazuar në merita dhe është plotësisht e qartë se çfarë duhet bërë si hapi tjetër – liria e medias, luftimi i korrupsionit dhe përmirësimi i ligjit zgjedhor.

Vizita e Costas në Beograd vjen pas asaj që Vuçiq realizoi në Rusi më 8 dhe 9 maj për një paradë që shënon 80 vjetorin e fitores në Luftën e Dytë Botërore. Ai atje takoi gjithashtu liderin rus Vladimir Putin dhe presidentin kinez Xi Jinping atje.

Për këtë vizitë që tërhoqi kritika, Costa tha se shumë i thanë të anulojë vizitën e tij në Beograd. Por, ai tha se kjo s’është zgjidhja.
“Atmosfera (në BE)… nuk është saktësisht e mrekullueshme, jam i bindur për shkak të udhëtimit në Moskë, por… besoj se Evropa do të ketë mirëkuptim për përparimin e bazuar në merita”, tha ai.

“Mënyra e vetme për të përballuar dallimet është të flasim dhe të kuptojmë njëri-tjetrin, të kuptojmë se çfarë duhet të bëjmë së bashku. Prandaj jam këtu, shumë njerëz më thanë të mos vij, por unë vendosa të vij, sepse nëse kemi problem me Serbinë, nëse kemi problem me presidentin (i Serbisë, Aleksandar) Vuçiq, zgjidhja nuk është ‘mos hajde’ dhe ‘mos fol’, por që unë të vij, të flas, të shpjegoj këndvështrime të ndryshme”.

Pas takimit me Costan, të martën, Vuçiq pretendoi se Beogradi dëshiron të përshpejtojë integrimin e tij europian dhe të hapë më shumë kapituj negocimi me bllokun.

MARKETING