Numan Selami zuri vendin e parë në garat ndërkombëtare të Kuranit në Kosovë

Numan Selami zuri vendin e parë në garat ndërkombëtare të Kuranit në Kosovë

Imami i Xhamisë “Murat Pasha” nga Shkupi, Numan Selami, ka zënë vendin e parë në kategorinë e parë atë të “hivzit komplet të Kuranit”, në garat ndërkombëtare të Kuranit të cilat u mbajtën për disa ditë në qytetin e Prishtinës, transmeton Anadolu.

MARKETING

Imami nga Maqedonia e Veriut ka fituar një shpërblim prej 35 mijë rialëve saudit.

Selami u kurorëzua me çmimin fitues nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava si dhe nga mysafiri special i këtij edicioni të garave, imami i Qabesë, Bandar Baleela.

Në kategorinë e “hivz i gjysmës së Kuranit”, vendin e parë e zuri imami nga Gjakova, Alban Doli, i cili u shpërblye edhe me 25 mijë rialë saudit.

Në kategorinë e vajzave, në vendin e parë në kategorinë e parë, ishte Awle Buhejri nga Italia, e cila fitoi shpërblim prej 35 mijë rialëve.

Ndërkaq, vendin e parë në kategorinë e dytë e zuri Siham Ekuarkon, nga Belgjika, e cila fitoi një shpërblim prej 25 mijë rialëve.

Gara Ndërkombëtare Kuranore në vendet ballkanike nën organizim të Ministrisë për Çështje Fetare të Mbretërisë së Arabisë Saudite në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës, u mbajt mes datave 8 deri më 11 maj 2025, në Prishtinë.

MARKETING