Shkup, 92 kundërvajtje mbrëmë, gjobiten 50 motoçiklistë

Shkup, 92 kundërvajtje mbrëmë, gjobiten 50 motoçiklistë

Siç njoftojnë nga SPB Shkup, mbrëmë policia nga ora 17:00 deri në ora 1:00 pas mesnate, ka pasur kontroll të përforcuar.

MARKETING

Description of image

“Gjatë kësaj periudhe janë ndërmarrë masa kundër 92 pjesmarrësve në komunkacion, prej të cilëve 50 janë motoçiklistë”, thuhet në njoftimin e SPB Shkup.

Ata shtojnë se prej tyre, 14 kanë qenë çiklistë që nuk kanë pasur leje, 14 për mosmbajtjen e helmetës, 9 për vozitje të motoçikletës pa dhënë provim, 4 për vozitje të motoçikletës në kategori jo të duhur, dy për kalim në të kuqe dhe 3 për mosrespektim të urdhrit të policisë për ndalesë.

Nga policia theksojnë se aksionet të këtlla do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat.

MARKETING