Presidentja meksikane padit kompaninë Google për ndryshimit e emrit të “Gjirit të Meksikës”

Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum, ka bërë të ditur se qeveria e saj ka ngritur padi kundër kompanisë Google për ndryshimin e emrit të “Gjirit të Meksikës” në “Gjirin e Amerikës” në hartat e saj me bazë në SHBA, transmeton Anadolu.
MARKETING
Në një konferencë për media në Pallatin Kombëtar kryeqytetin meksikan, Sheinbaum tha se qeveria më herët e ka paralajmëruar kompaninë Google për këtë çështje, por këto shqetësime nuk u trajtuan.
“Google tashmë është paditur. Një vendim paraprak është lëshuar dhe aktualisht po presim rezultatin”, tha ajo.
Sheinbaum theksoi se Meksika nuk kundërshton që “Gjiri i Amerikës” të përdoret për pjesën e Gjirit ngjitur me brigjet e SHBA-së.
“Megjithatë, Google nuk mund ta etiketojë të gjithë Gjirin në atë mënyrë. Kjo është një çështje ndërkombëtare. Kërkesa jonë është që Google të aplikojë emrin ‘Gjiri i Amerikës’ vetëm për zonat që korrespondojnë me territorin e SHBA-së dhe ta përdorë ‘Gjiri i Meksikës’ për rajonet që kufizohen me Meksikën dhe Kubën”, tha ajo.
Presidentja meksikane tha se tema nuk është ngritur në bisedat telefonike me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
Më 20 janar, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke udhëzuar ri-emërtimin e “Gjirit të Meksikës” në “Gjiri i Amerikës”.
Më 11 shkurt, Google njoftoi se ka zbatuar ndryshimin e emrit në platformën e saj të hartave.