Një stuhi e fortë godet Valencian, rrugët kthehen në lumenj dhe mbulohen nga breshëri

Një stuhi e fortë godet Valencian, rrugët kthehen në lumenj dhe mbulohen nga breshëri

Një stuhi e fuqishme goditi rajonin spanjoll të Valencias, duke i kthyer rrugët në lumenj dhe duke mbuluar veturat me breshër.

MARKETING

Qytetet në të gjithë rajonin u goditën nga rrebeshe të papritura që sollën bllokimin e trafikut dhe i detyruan njerëzit të kërkonin strehim.

Pamjet dramatike në rrjete sociale tregojnë breshër dhe shi të rrëmbyeshëm duke marrë gjithçka në rrugën e tyre.
https://twitter.com/i/status/1920492992818823189

Rrugët u kthyen në lumenj dhe trotuaret dukeshin sikur ishin të mbuluara me borë.

Zonat më të goditura ishin Guadasséquies, Calles, Villar del Arzobispo dhe l’Olleria, ku shtresat e breshërit ishin shumë të trasha, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se rreth 1000 shërbime emergjente janë përfshirë në ndërhyrje, duke eliminuar dëmet dhe duke pastruar rrugët.

Ndryshe, rajoni është ende duke u rikuperuar nga fatkeqësia e vitit të kaluar.

Valencia, një rajon i njohur turistik ku normalisht pritet mot i ngrohtë në këtë kohë të vitit, ende po përballet me pasojat e ekstremeve të mëparshme të motit – rreth 2,000 njerëz ishin ende të zhvendosur nga stuhia në fund të vitit 2024.

Në tetor 2024, Valencia u godit nga një stuhi shkatërruese që shkaktoi përmbytje katastrofike dhe mori 228 jetë.

Ishte një nga fatkeqësitë natyrore më vdekjeprurëse në historinë spanjolle dhe efektet e saj u ndjenë për muaj më pas, me mijëra të zhvendosur dhe dëme të mëdha materiale. 

 

 

 

MARKETING