ASH e nis nga Gostivari formimin e Shtabeve Zgjedhore: Isak Lazami emërohet shef shtabi

ASH e nis nga Gostivari formimin e Shtabeve Zgjedhore: Isak Lazami emërohet shef shtabi

Aleanca për Shqiptarët ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme duke formuar shtabet zgjedhore nëpër komuna.
“Procesi ka filluar nga Gostivari, ku është emëruar edhe shefi i parë i shtabit – Isak Lazami. Ai do të udhëheqë organizimin dhe koordinimin zgjedhor në komunë të Gostivarit, ndërsa pritet që këtë muaj të hapen shtabet e ASH-së në të gjitha degët në vend.

MARKETING

Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë dhe lideri i ASH-së, Arben Taravari, ka deklaruar para disa muajsh se Valbon Limani, aktualisht ushtrues detyre i kryetarit të Komunës së Gostivarit, është kandidati potencial për kryetar në zgjedhjet e ardhshme lokale në komunen e Gostivarit.

Duhet theksuar se Valbon Limani, një figurë mjaft e dashur për qytetarët e Gostivarit, po shihet si kandidat potencial për kryetar komune nga ASH. Në muajt e fundit si udhëheqës i komunës, ai ka fituar mbështetje të gjerë për shkak të punës dhe përkushtimit të treguar. Performanca e tij e deritanishme ka forcuar bindjen se është njeriu i duhur për ta çuar Gostivarin përpara”, thuhet në komunikatën e ASH-së.

MARKETING