PSG kualifikohet në finalen e Champions, eleminon Arsenalin dhe tani sfidon Interin

PSG është kualifikuar për në finalen e madhe të Champions League. Pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë ndaj Arsenalit, parisienët fituan 2-1 në aktin e kthimit.
Pjesa e parë do vendosej nga goli i Fabian Ruiz. Në të 72-tën, Hakimi dyfishoi shifrat, duke dërguar në festë tifozerinë.
Anglezët u futën në lojë me golin e Saka, por shumë vonë për të ndryshuar fatin e këtij takimi.
MARKETING
Pavarësisht 5 minutave shtesë, rezultati mbeti i njëjtë.
PSG shkon në finale, aty ku do përballet me Interin.