Nuggets në gjysmëfinale në Perëndim, Pacers befasojnë Cavaliers

Nuggets në gjysmëfinale në Perëndim, Pacers befasojnë Cavaliers

Denver Nuggets ka prerë një biletë për në gjysmëfinalet play off në Konferencën e Perëndimit pas fitores 1210-101 ndaj Los Amgeles Clippers, duke fituar 4-3 serinë e çerekfinaleve. Të gjithë titullarët e Denverit realizuan mbi 15 pikë, duke bërë diferencën në parket.

Po 4-3 fiton serinë e çerekfinaleve edhe ekipi i Golden State Warriors, që triumfoi 103-89 në fushën e Houston Rockets. Buddy Hield me 33 pikë ishte lider në fushë për Warriors, mbështetur edhe nga Curry me 22 pikë e Butler me 20 pikë, një trio që bëri diferencën.
Ndërkohë, në Konferencën e Lindjes kanë nisur sot sfidat gjysmëfinale dhe menjëherë është regjistruar një surprizë. Indiana fitoi 121-112 në fushën e Cleveland, duke e nisur mbarë këtë fazë.
Të gjithë titullarët e Indiana realizuan mbi 17 pikë, duke e bërë kolektivitetin si armën kryesore. Donovan Mitchell realizoi 33 pikë për Cavaliers, por që s’mjaftuan për të fituar në fushën e tyre.

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale

Cleveland – Indiana, 112-121 (0-1)

Boston – New York

Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale

(1) Oklahoma – (8) Memphis, (4-0)

(2) Houston – (7) Golden State, 89-103 (3-4)

(3) Lakers – (6) Minnesota, (1-4)

(4) Denver – (5) Clippers, 120-101 (4-3)

Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale

Oklahoma – Denver

Minnesota – Golden State

MARKETING