Shpërthim i fuqishëm në jugperëndim të Moskës: Dy të vdekur dhe disa të lënduar

Një shpërthim i fuqishëm është raportuar të ketë ndodhur të dielën në jugperëndim të Moskës, në Rusi.
Mediat lokale kanë publikuar pamje të një ndërtese ku pati zjarr, derisa sipas informacioneve të para, zjarri u shkaktua nga gazi. Të paktën dy persona janë raportuar të vdekur e disa të tjerë të lënduar.
“Banorët e disa prej apartamenteve janë bllokuar në ndërtesën që po digjet. Ekipet e shpëtimit kanë vendosur pajisjet për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve. Disa ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Dyshohet se shkaktar është një shpërthim gazi”.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi shkaqet e plota të incidentit, por hetimet janë në zhvillim e sipër.