ZYRTARE: KF Gostivari tërhiqet nga kampionati!

ZYRTARE: KF Gostivari tërhiqet nga kampionati!

KF Gostivari ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen e menjëhershme nga kampionati pas publikimit të dënimeve të rënda nga Komisioni i Disiplinës së FFM-së. Në një komunikatë të gjatë, klubi shpreh indinjatën për mënyrën si po trajtohet nga institucionet dhe akuzon FFM-në për dënime të padrejta, selektive dhe me prapavijë hakmarrëse.

“FFM po përdor gjoba për të heshtur ata që kërkojnë drejtësi,” thuhet ndër të tjera në reagim, ku denoncohen padrejtësitë ndaj lojtarëve, trajnerëve dhe klubit në tërësi. Gostivari veçon edhe rastin e Alper Potuk, që është dënuar me 2 vite pezullim, pavarësisht bashkëpunimit të tij me institucionet dhe kontributit për promovimin e futbollit vendor jashtë vendit.

Klubi njofton se pas marrjes së dokumentacionit zyrtar do të kërkojë ulje të dënimeve dhe shfajësim të të penalizuarve, por deri atëherë vendimi për t’u tërhequr nga kampionati mbetet i padiskutueshëm.

MARKETING