Ukrainasit sulmuan me dronë një port të rëndësishëm rus

Po vazhdon me intensitet të lartë lufta me Ukrainës dhe Rusisë.
Qyteti portual rus në Detin e Zi, Novorosijsk, shpalli sot gjendje të jashtëzakonshme pasi u sulmua me dron nga Ukraina.
Kryetari i bashkisë, Andrej Kravçenko, e shpalli vendimin në llogarinë zyrtare në Telegram.
Deri tani nuk ka ndonjë koment nga pala ukrainase, ndërsa forcat ajrore të Ukrainës kanë deklaruar se Rusia e sulmoi Ukrainën gjatë natës me 183 dronë dhe dy raketa balistike.
Në një sulm me dronë rus mbi Kharkivin, në verilindje të Ukrainës, u plagosën 47 civilë, njoftoi gjatë natës policia lokale. /Telegrafi/