Nesër luhet derbi Shkupi – Vardari, ndeshja hapëse e xhiros së 30-të

Me derbin Shkupi – Vardari hapet xhiroja e 30-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Shkupi është pa fitore në 8 ndeshjet e fundit në elitë, ndërsa Vardari ka marrë pikët e plota në dy ndeshjet e fundit. Përballja Shkupi – Vardari zhvillohet të shtunën në stadiumin e “Çairit”, me fillim nga ora 16:00.
Katër ndeshjet tjera të kësaj xhiroje do të luhen të dielën. Takimi që tërheq më shumë vëmendje është ai mes Strugës dhe Shkëndijës.
Ndërkohë, në program janë edhe përballjet: Besa – Brera, Gostivari – Pelisteri dhe Rabotniçki – Sileksi. /SHENJA/