Ndeshje e çmendur! Barca dhe Inter ndahen baras, gjithçka vendoset në Milano

Barazim 3-3 në Spanjë mes Interit dhe Barcelonës, në takimin e parë të gjysmëfinales së Champions League.
Sfida nisi “zjarr” me zikaltërit që shënuan me Thuram me thembër. Ekipi i Inzaghit dyfishoi shifrat me Dumfries, pak më vonë. Të besuarit e Flick u futën në lojë që në pjesën e parë, me golat e Yamal dhe Torres.
Interi tregoi dëshirë të madhe ktheu gjithçka në favor me Dumfries. Barça nuk u pajtua me rezultatin dhe vendosi ekuilibrat me Raphinhan.
Kështu, skuadra e kualifikuar për në finalen e madhe do të vendoset në sfidën e kthimit.