Numri i të vrarëve në Gaza arrin në 52.400, sulmet vdekjeprurëse izraelite vazhdojnë

Numri i të vrarëve në Gaza arrin në 52.400, sulmet vdekjeprurëse izraelite vazhdojnë

Të paktën 35 palestinezë të tjerë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza në 24 orët e fundit, duke e çuar në 52.400 numrin e palestinezëve të vrarë nga lufta gjenocidale e Izraelit që nga tetori i vitit 2023.

Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza tha se 109 persona të tjerë të plagosur gjithashtu u transferuan në spitale, duke e çuar numrin e të plagosurve në 118.014 në sulmet izraelite.

“Shumë viktima ende janë të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi ekipet e shpëtimit nuk mund t’i arrijnë ato”, tha ministria palestineze.

Më 18 mars, ushtria izraelite rifilloi ofensivën e saj vdekjeprurëse në Rripin e Gazës dhe vetëm që atëherë ka vrarë mbi 2.300 palestinezë dhe ka plagosur pothuajse 6 mijë të tjerë pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve që hyri në fuqi në muajin janar.

Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli për luftën në enklavën palestineze gjithashtu përballet me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

MARKETING