Marco Rubio: SHBA do t’i japë fund ndërmjetësimit Moskë-Kiev nëse nuk ka propozime konkrete

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, e përshkroi propozimin e Vladimir Putinit për 3 ditë armëpushim si “fillimin e negociatave të drejtpërdrejta me Kievin pa parakushte”, ndërsa e quajti propozimin e Ukrainës për një armëpushim prej të paktën 30 ditësh “një parakusht”.
Megjithatë, përfaqësuesi special i Trump për Ukrainën, Keith Kellogg, kishte një mendim tjetër, duke e quajtur një armëpushim tre-ditor “absurd”.
Kellogg tha gjithashtu se mbështeste një armëpushim të plotë “në det, në ajër, në tokë, në infrastrukturë” për të paktën 30 ditë. Ndërkohë, Zelensky kërkon që të mos i “jepet” asnjë territor Putinit.
Por Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, përsëriti se SHBA do t’i japin fund ndërmjetësimit në konflikt nëse nuk vijnë “propozime konkrete” nga Rusia dhe Ukraina. Kështu tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.