Arsenal – PSG, sot gjysmëfinalja e Champions

Arsenal – PSG, sot gjysmëfinalja e Champions

Arsenal do të presë sot në mbrëmje Paris Saint Germain në gjysmëfinalen e parë të Champions League.

Skuadra angleze nuk njeh humbje në sfidat e mëparshme me atë franceze, ndërsa po tregon se është një kandidate e fortë për suksesin final. Arsenal mbërriti në këtë pikë duke eliminuar nga aktiviteti kampionin e sezonit të kaluar Real Madrid, ndërsa Paris ia doli të kalojë Aston Villa.
Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta ka kërkuar mbështetjen e tifozëve në një sfidë që e cilësoi më të rëndësishmen në historinë e stadiumit Emirates.

“Merrni me vete fanellat dhe të luajmë bashkë në çdo prekje të topit, të jetë diçka speciale që nuk e kemi parë deri më tani. Dua që të gjithë atë që do të jenë në stadium dhe ata që do të na ndjekin të sjellin energji”, tha Mikel Arteta, trajner i Arsenal

Edhe për trajnerin e Paris, Luis Enrique forca e ekipit vjen nga tifozët.

“Ata duan që ne të shkruajmë historinë. Edhe ne e duam këtë dhe kjo na motivon. Një nga skuadrat do të shkojë në finale. Uroj që te jemi ne, por këtë duhet ta meritojmë“, tha Luis Enrique, trajner i PSG.

Të dy ekipet kanë shkuar deri në finalen e Champions League, por pa arritur ta fitojnë trofeun.

Gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Barcelona e Inter që do të luhet nesër në Spanjë.

Tv Klan

MARKETING