Plani bërthamor i Teheranit/ Përfundon raundi i tretë i bisedimeve SHBA-Iran

Plani bërthamor i Teheranit/ Përfundon raundi i tretë i bisedimeve SHBA-Iran

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë përfunduar sot një raund të tretë bisedimesh në Oman që synojnë frenimin e aktiviteteve bërthamore të Teheranit, megjithëse Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araqchi tha se ishte jashtëzakonisht i kujdesshëm në lidhje me suksesin e negociatave për të zgjidhur një ngërç dekadash.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka sinjalizuar besim në arritjen e një pakti të ri me Republikën Islamike që do të bllokonte rrugën e Teheranit drejt një bombe bërthamore.

Të shtunën, Araqchi dhe i dërguari i Trumpit për Lindjen e Mesme, Steve Ëitkoff, zhvilluan një raund të tretë bisedimesh në Muscat përmes ndërmjetësve omanë për rreth gjashtë orë, një javë pas një raundi të dytë në Romë që të dyja palët e përshkruan si konstruktiv.

“Negociatat janë jashtëzakonisht serioze dhe teknike, ka ende dallime, si për çështjet kryesore ashtu edhe për detajet. Ka seriozitet dhe vendosmëri nga të dyja palët. Megjithatë, optimizmi ynë për suksesin e bisedimeve mbetet jashtëzakonisht i kujdesshëm”,-tha Araqchi për televizionin shtetëror iranian.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane i përshkroi bisedimet si pozitive dhe produktive, duke shtuar se të dyja palët ranë dakord të takohen përsëri në Evropë së shpejti./CNA

 

MARKETING