Arrestohet shoferi i cili me makinë goditi një këmbësor në Shkup

Në Shkup, në orën 01:00, policët nga SPB Shkup arrestuan E.J. (31) nga Shkupi i cili mbrëmë në orën 20:30, në një rrethrrotullim në rrugën “Kiril dhe Metodij”, rrugën “Mitropoliti Teodosij Gologanov” dhe rrugën “Kosturski Heroi”, me makinën “fonksvagen” me targa të Shkupit, të cilën e drejtonte, goditi këmbësorin GJ.P.(87) nga Shkupi.
Këmbësori u transportua me automjet të Ndihmës së Shpejtë në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”, ku iu konstatuan lëndime të rënda trupore.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, ndaj E.J. do të ngrihet kallëzim përkatës.