Trump, thirrje Putinit: Ndalu!

Donald Trump shprehu pakënaqësinë e tij për breshërinë e raketave e dronëve, me të cilët rusët goditën në orët e para të kësaj të enjteje Kievin.
12 persona humbën jetën e mbi 90 të tjerë u plagosën pasi 66 raketa të fuqishme e 145 dronë goditën disa zona të banuara në kryeqytetin ukrainas, ndonëse Moska tha se goditi objekte ushtarake. Përmes rrjetit personal social Truth, Tramp i bëri thirrje Putinit të ndalë sulmet.
“Nuk jam i kënaqur me sulmet ruse në Kiev. Të panevojshme dhe në moment shumë të keq. Vladimir, ndalu! 5000 ushtarë në javë po vriten. Le të arrijmë marrëveshjen e paqes”, tha Trump.
Në ditët e para të presidencës së tij, Trump kërcënoi Putinin me sanksione të tjera të ashpra, nëse dështojnë përpjekjet e për arritjen e paqes në Ukrainë që janë nismë e tij, dështojnë.
Një ditë më parë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Levit bëri përgjegjës Volodymyr Zelenskyn për minim të bisedimeve, pasi nuk pranoi planin e paqes të Uashingtonit që parashikon që Ukraina të bëjë lëshime territoriale ndaj Rusisë.
Tv Klan