Gaza, rreth 1.000 fëmijë humbën gjymtyrët e trupit si rezultat i sulmeve izraelite

Gaza, rreth 1.000 fëmijë humbën gjymtyrët e trupit si rezultat i sulmeve izraelite

Rreth 1.000 fëmijë janë me gjymtyrë të amputuar në gjenocidin që Izraeli ka kryer në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza thuhet se më shumë se 16 mijë fëmijë u vranë në sulme ndërsa rreth 1.000 fëmijë përfunduan me gjymtyrë të amputuar.

Deklarata e ministrisë publikoi fotografinë dhe deklaratat e Ahmed Galban, të cilit i ishin prerë të dyja këmbët në mars dhe u bë temë në mediat sociale me leximin e vazhdueshëm të Kuranit.

Zona Al-Shaima në Beit Lahiya ishte objektiv i një serie sulmesh në mars ndërsa Ahmedi dhe vëllai i tij binjak Muhammedi nga familja Galban u shënjestruan derisa po iknin me një karrocë me kuaj drejt një vendi që ata mendonin se ishte më i sigurt.

“Në atë moment unë po e mbaja për dore vëllain tim. Papritmas u bëmë objektivi i Izraelit. Kur m’u kthye vetëdija në spital, mësova se më kishin amputuar këmbët ndërsa vëllai dhe xhaxhai im kishin vdekur dhe u trondita. Në atë moment e kuptova se jeta ime kishte ndryshuar përgjithmonë”, tha Ahmedi.

– Ai u bë i njohur me këndimin e vazhdueshëm të Kuranit të Shenjtë

Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, Munir al-Bursh publikoi një video në llogarinë e tij në rrjetet sociale X më 15 prill, duke lavdëruar durimin e Ahmedit.

Në video, Ahmedi shihej duke lexuar Kuranin gjatë amputimit dhe u pa duke kënduar Kuran në prani të Al-Burshit.

“Sot pranuam Ahmedin, të cilit iu prenë këmbët dhe humbi vëllanë dhe dajën e tij. Ai tregoi të njëjtën vendosmëri, durim dhe këmbëngulje duke lexuar Kuranin në atë ditë të vështirë dhe na kujtoi se Kurani është shoqëruesi i besimtarit në kohë të mira dhe të këqija”, tha Al-Bursh.

MARKETING