Sulm me thikë në një shkollë në Francë, një i vdekur dhe të paktën tre të plagosur

Sulm me thikë në një shkollë në Francë, një i vdekur dhe të paktën tre të plagosur

Një nxënës është vrarë dhe të paktën tre persona janë plagosur në një goditje me thikë në një shkollë në Francën perëndimore, thonë mediat franceze.

Sulmi ndodhi në shkollën e mesme ‘Notre-Dame-de-Toutes-Aides’ në Nantes të enjten, raporton BBC.
Sulmuesi mësohet se është arrestuar në vendngjarje pasi është ndaluar nga një mësuese.

Policia dhe shërbimet emergjente u dërguan në shkollë, e cila u evakuua.

MARKETING