Bunjamin Shabani: Kemi cilësi për ta fituar trofeun e Kupës

Bunjamin Shabani: Kemi cilësi për ta fituar trofeun e Kupës

Struga Trim Lum u kualifikua në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë së Veriut, pasi eliminoi Shkëndijën e Tetovës nga kjo garë. Struganët do të kërkojnë ta fitojnë trofeun në dueli kundër Vardarit, ku me një triumf eventual do të sigurojnë edhe daljen në Europë për këtë sezon.

“Për ne me rëndësi ishte që të siguronim finalen e madhe. Ne si skuadër i’a arritëm qëllimit dhe me siguri që jemi të kënaqur, që për herë të dytë do të luajmë në një ndeshje finale. E dimë që bëhet fjalë për një skuadër shumë kualitative. Do të jetë një finale shumë interesante, e luftuar shumë, mirëpo mendoj se kemi cilësinë e duhur për të fituar këtë trofe”, ka thënë Bunjamin Shabani.

Ndeshja finale ndërmjet Struga Trim Lum dhe Vardarit do të luhet me 21 maj në stadiumin “Todor Proeski”në Shkup.

MARKETING