Britania heq sanksionet ndaj ministrive siriane dhe agjencive të inteligjencës

Britania heq sanksionet ndaj ministrive siriane dhe agjencive të inteligjencës

Britania e Madhe ka njoftuar heqjen e sanksioneve kundër ministrive dhe agjencive të inteligjencës siriane, transmeton Anadolu.

Në një përditësim rreth sanksioneve ndaj Sirisë, Ministria britanike e Financave tha se ministria siriane e Mbrojtjes, ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Inteligjencës, Agjencia e Inteligjencës së Forcave Ajrore dhe Drejtoria e Sigurisë Politike nuk i nënshtrohen më ngrirjes së aseteve.

Sipas përditësimit, sanksionet janë hequr edhe kundër Byrosë Siriane të Sigurisë Kombëtare, Drejtorisë së Inteligjencës Ushtarake, Zyrës së Furnizimit të Ushtrisë, Organizatës së Përgjithshme të Radios dhe Televizionit si dhe kanaleve Al Watan, Cham Press TV dhe Sama TV.

Lehtësimi erdhi pasi Zyra e Jashtme përditësoi listën e sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar që u vendos kundër entiteteve siriane gjatë regjimit të Bashar Asadit.

Asad, i cili sundoi Sirinë për gati 25 vjet, u arratis në Rusi në dhjetor, duke i dhënë fund sundimit dhjetëravjeçar të Partisë Baath.

Një administratë kalimtare u formua në Siri në fund të janarit, duke shpërbërë kushtetutën, shërbimet e sigurisë, fraksionet e armatosura, parlamentin dhe Partinë Baath.

MARKETING