Struga kualifikohet në finalen e Kupës, eliminon Shkëndijën

Skuadra e Struga Trim Lum është kualifikuar në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut, pasi eliminoi Shkëndijën në fazën e gjysmëfinales me rezultat 3:2 nga të dyja ndeshjet.
Struganët barazuan 1:1 në takimin e kthimit të luajtur sot me Shkëndijën. Struga shënoi përmes Ukpas në minutën e 20-të kur mori një asistim nga Bunjamin Shabani.
Shifrat u barazuan në fund të takimit me autogolin e Radiçit.
Struga në finalen e madhe të Kupës do të përballet me Vardarin, të cilët eliminuan Brerën nga kjo garë me shifra të përgjithshme 4:1.