Në Gjykatën penale vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, dëshmoi Palevski

Në Gjykatën penale vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, dëshmoi Palevski

Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon sot me fillim në orën 19 në Gjykatën themelore penale Shkup me dëshminë e të akuzuarit Ljupço Palevski. Seanca e kalaur u shty për shkak të mungesës së avokatit të Palevskit, Jovica Strashevski.

Gjykatësi Ivica Stefanovski atëherë informoi se ka marrë parashtresë nga mbrojtësi i Palevskit, avokati Strashevski, me dokumentacion mjekësor dhe kërkesë për shtyrje. Gjykatësi theksoi se kjo është kërkesa e parë e tillë, por nëse prësëritet në të ardhmen do të emërojë avokat sipas detyrës zyrtare.

Seanca e sotme duhet të vazhdojë me dëshminë e të akuzuarit të parë, Ljupço Palevski. Në seancën e kaluar, Palevski duke u përgjigjur në pyetje të mbrojtësit të tij Straeshevski mohoi përgjegjësi për vrasjen e dyfishtë, duke pohuar se nuk ka motiv për krime të tilla dhe s eështë viktimë e “atentatit moral”, organizuar nga strukturat politike dhe mediatike.

Sipas tij, akuzat janë pjesë e tentimeve për diksreditimin e tij për shkak të aktiviteteve të tij kundër korrupsionit dhe larjes swë parave në vend, si dhe angazhimit politik për organizim të referendumit për çështjen me Bullgarinë. Palevski i hodhi poshtë akuzat lidhur me ngjarjet e 22 nëntorit 2023, ditën kur, sipas Prokurorisë, u vra Pançe Zhezhovski, duke cekur se johërat dhe faktet e cekura në aktakuzë nuk përputhen me realitetin.

Palevski është dëshmitari i fundit i cili duhet të dëshmojë, pasi më parë, përveç dëshmitarëve të Prokurorisë, ishte marrë në pyetje babai Aleksandar Gjorçevski, si dhe të akuzuarit e tjerë.

I akuzuari Velibor Manev i sqaroi grabitjet dhe vrasjet e Vanjës dhe Pançes, duke theksuar se organizator ishte Lupço Palesvski. Boro Videvski e mohoi pjesëmarrjen e tij në ngjarje, përderisa, Vllatko Keshishev theksoi se ai nuk ka dëshmuar në të njëjtat, sepse shumë shpesh i ishte dhënë detyrë që të bëjë rojë.

Sipas akuzës, Lupço Palevski, Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski, akuzohen se bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Përderisa grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles ishte bërë me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup. E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.

MARKETING