Kapelo zgjedh fituesin e titullit në Spanjë, nuk i jep asnjë shans Realit

Ish-trajneri i Realit të Madridit, Fabio Kapelo nuk i ka dhënë asnjë shans ekipit të bardhë për titullin kampion në Spanjë.
Pavarësisht diferencës prej 4 pikësh me Barçën, italiani beson se do të jetë skuadra e Flik që do të fitojë La Ligën.
“Ançeloti është një trajner i madh, por nuk mund t’i zgjidhë gjithnjë situatat. Ktë vit ka qenë më e vështirë për të. Në fund, unë mendoj se titullin do ta fitojë Barcelona”, deklaroi Kapelo.