Ukraina godet bazën ajrore ruse në Kursk, të paktën 20 të vdekur

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka njoftuar se kanë arritur me sukses të kryejnë një sulm mbi bazën ajrore ruse në Kursk, aty nga ku ngriheshin në ajër dronët që përdoreshin në luftime në Ukrainë.
Gjatë 19 prillit, forcat ajrore ukrainase goditën me sukses bazën ajrore ruse në afërsi të fshatit Tiotkino në rajonin e Kurskut, nga ku rusët lançonin dronët.
Kjo bazë u përdorë nga rusët për trajnim, pajisur dhe lançuar dronët që vazhdimisht bombardojnë pjesë të ndryshme të Ukrainës.
“Ky sulm është kundërpërgjigje për veprime e forcave pushtuese kundër ushtrisë tonë”, u tha në kumtesën e ushtrisë ukrainase.
Theksuan edhe se do të vazhdojnë të shkatërrojnë infrastrukturën ushtarake ruse, dhe se sipas tyre krimet e luftës nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar.