Zjarr në një banesë në Aerodrom të Shkupit, pronari pësoi djegie

Zjarr në një banesë në Aerodrom të Shkupit, pronari pësoi djegie

Një zjarr shpërtheu në një banesë në Aerodrom të Shkupit, ndërsa pronari i banesës pësoi djegie. Së bashku me djalin e tij, për shkak të thithjes së tymit, janë dërguar në Klinikën “Nënë Tereza”.

“Dje në ora 5:14 në SPB Shkup u raportua se në një ndërtesë në rajonin e komunës së Aerodromit, ka shpërthyer zjarr në banesë, pronë e P.D., i moshës 74-vjeçare. Nga zjarri, djegie pësoi pronari dhe së bashku me djalin e tij, 52-vjeçar O.D., për shkak të thithjes së tymit, janë dërguar në Klinikën ‘Nënë Tereza’ për dhënien e ndihmës mjekësore”, njoftojnë nga MPB.

Zjarri u lokalizua nga Brigada për mbrojtje zjarrfikëse – Shkup dhe me këtë rast është kryer ekspertizë nga ekipi hetues pranë SPB-Shkup.

MARKETING