(VIDEO) Përplasje mes LSDM-së dhe VMRO-së për pagat e papaguara në kulturë

(VIDEO) Përplasje mes LSDM-së dhe VMRO-së për pagat e papaguara në kulturë

LSDM akuzon Qeverinë dhe ministrin e Kulturës, Zoran Ljutkov, për poshtërim të punonjësve të kulturës, duke kërkuar dorëheqjen e tij pasi ata nuk morën paga para Pashkëve, ndonëse kjo ishte parashikuar në marrëveshjen kolektive të vitit 2021. Sipas LSDM, ministria i ka diskredituar punonjësit me deklarata manipulimi.

LSDM

Nëse Ljutkov nuk është i aftë të përmbushë detyrimet, le të japë dorëheqje. Punonjësit e kulturës nuk janë statistë në shoqëri. Ata krijojnë vlera, ruajnë traditën, ndërtojnë vetëdijen kolektive. Ata meritojnë trajtim me dinjitet, jo heshtje, ofendime dhe injorim”.

VMRO-DPMNE u përgjigj duke thënë se opozita po shtiret sikur shqetësohet dhe se LSDM është ajo që e ka shndërruar kulturën në një arkë partie dhe platformë për krime.

VMRO-DPMNE

Në ndryshim nga koha e LSDM-së, kur ofendimet dhe diskualifikimet ndaj artistëve dhe institucioneve ishin përditshmëri, sot kemi llogaridhënie, përgjegjësi dhe një qëndrim serioz. Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të vazhdojë të punojë në interes të vlerave të vërteta në kulturë – pa të privilegjuar, pa klane partiake, por me mbështetje për të gjithë ata që krijojnë, investojnë dhe kontribuojnë”.

Sindikata e Kulturës ka paralajmëruar protestë për të martën për shkak të pagave të vonuara, që sipas ligjit duhej të ishin dhënë deri më 15 prill.

Nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit njoftuan se punonjësit në institucionet e fushës së kulturës do të marrin pagat me rritjen përkatëse në dy ditët e para të javës së ardhshme, sipas Ligjit dhe Marrëveshjes Kolektive. Si arsye për vonesën u përmend përputhja e llogaritjeve të pagave me Ministrinë e Financave.

Ministri Zoran Ljutkov kërkoi falje në Facebook ndaj punonjësve të kulturës që mbetën pa paga para festës së Pashkëve. Sipas tij, po punohet në një proces që do të krijojë bazë për vlerësim më të mirë, më të drejtë dhe më dinjitoz të punës në të ardhmen. /SHENJA/

 

 

MARKETING