Shkëndija fiton Besën, ndërpritet Voska – Vardari

Xhiroja e 28-të në Ligën e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut pasditën e kësaj të shtune ka sjellur gjashtë ndeshje në program. Shkëndija e Tetovës ka marrë fitore në transfertën në Gostivar përballë Besës së Dobërdollit me rezultat 2:3, teksa derbi Struga – Gostivari është mbyllur me barazim 1:1. Vëmendje ka marrë dueli në Ohër ndërmjet Voskës dhe Vardarit, aty ndeshja u ndërpre në minutën e 76-të, me vendasit që u larguan nga fusha për shkak të revoltës ndaj vendimeve të arbitrave të takimit dhe të njejtit nuk u kthyen më në fushë. Ndërkohë në ndeshjet tjera, Shkupi është mundur në Çair nga Sileksi me rezultat 2:1, ndërsa me të njejtat shifra Rabotniçki triumfoi ndaj Pelisterit dhe Tikveshi mundi Brerën.