Gaza, shpërndahen ushqime të nxehta për palestinezët që po përballen me krizë ushqimore

Sulmet intensive të Izraelit në Rripin e bllokuar të Gazës, si dhe mbyllja e portave kufitare që nga 2 marsi, duke parandaluar hyrjen e furnizimeve me ndihma dhe karburantet, kanë thelluar më tej krizën humanitare në rajon, raporton Anadolu.
Nën organizim të organizatave humanitare, në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore u shpërndanë ushqime të nxehta ndërsa banorët po përballen me një krizë të rëndë humanitare.
Ushtria izraelite rifilloi sulmet vdekjeprurëse në Gaza më 18 mars, duke prishur një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve që hyri në fuqi në janar.
Mbi 51.000 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, janë vrarë në Gaza nga sulmet brutale izraelite që nga tetori 2023.
Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhra arresti nëntorin e kaluar për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavën palestineze.