Nesër do të mbyllen disa rrugë në Shkup

Me rastin e Pashkëve, nesër (19.04.2025), Njësia për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup do të vendosë regjim të veçantë të komunikacionit në rrugë të caktuara në zonën qendrore të qytetit të Shkupit, si dhe në komunat Gjorçe Petrov dhe Aerodrom.
“Nesër nga ora 18:00 deri në përfundim të manifestimit me rastin e festës fetare dhe publike “Ngjallja e Krishtit – Pashkët”, në qendër të qytetit të Shkupit nëse është e nevojshme do të jenë të mbyllura për qarkullim: bulevardi “Aradhat partizane” nga kryqëzimi me bulevardin “Franklin Roosevelt” tek kryqëzimi me bulevardin “VMRO”. Gjithashtu bulevardi “Shën Klimenti i Ohrit” nga kryqëzimi me bulevardin “Ilinden” tek kryqëzimi me rrugën “Dimitrie Çupovski”, si dhe rruga “Metropolit Teodosij Gologanov” nga kryqëzimi me rrugën “9 Maj” deri te rrethrrotullimi me rrugën “Shën Kirili dhe Metodi”.