Champions: Barcelona viziton Gjermaninë si “turiste”, Aston Villa beson te fitorja

Spektakli i Champions League vijon mbrëmjen e sotme me emocione edhe më të mëdha, pasi do të zbulohen dy skuadrat e para gjysmëfinaliste të këtij edicioni. Paralelisht do të luhet në Signal Iduna Park dhe Villa Park, ku ekipet vendëse do të provojnë të marrin një rezultat pozitiv, pastaj kualifikimi mbetet i vështirë.
Dortmundi u mposht 4-0 në Spanjë nga Barcelona, me blaugranët që janë thuajse të kualifikuar, e pak gjasa ka që verdhezinjtë të bëjnë surprizën. Një vizitë turistike mund të konsiderohet për Hansi Flick dhe të besuarit e tij të cilët janë pretendentët kryesorë për fitimin e trofeut të Champions. Sa i përket dëmtimeve situata është po njësoj, vetëm se te katalanasit, listës i shtohet dhe Balde. Ashtu si në transfertë edhe në shtëpi, Dortmundi nuk e ka mposhtur asnjëherë Barcelonën, e këtë herë nëse ndodh, do të ishte historike.
Sa i përket duelit tjetër, llogaritë janë më të hapura, pavarësisht fitores 3-1 të PSG në shtëpi, por Aston Villa i ka kualitetet për të bërë dicka ndryshe në Villa Park. Forma është e jashtëzakonshme, ndërsa 3 lojtarë nuk janë në dispozicio ntë Unai Emery, e Bailey në dyshin, ndërsa në kampin francez cdo gjë shkon perfekt. Kjo ësht përballja e dytë mes tyre në histori, e para u fitua nga PSG ditë më herët.