(VIDEO) Sërish radhë të gjata në Bllacë

(VIDEO) Sërish radhë të gjata në Bllacë

Shkuarja për në Kosovë, vazhdon t’i nervozojë disa prej qytetarëve, të cilët prisnin të kalonin pa pritur në kolonë. Në pikën kufitare në Bllacë, në orët e mesditës ka pasur sërish kolonë, ndërkohë që ka nisur të realizohet praktika e kontrollit të përbashkët kufitar.

Qytetarët kanë mendime të ndryshme sa i përket kolonave. Një pjesë pikën e përbashkët e cilësojnë si pozitive e disa negative.

QYTETAR

Sigurisht, ka pritje, përsëri mirëpo mirë do ishte të bashkohen sepse sja vlen, përseri të ndahemi… Sipas jush është mirë që të hiqen krejt kufinjtë? Të hiqen krejt kufijnjtë…

QYTETAR

Vlersim i mirë është, kolona është gjithnjë kështu. A ka ndikuar pozitivisht? Njëjtë siç po e sheh edhe vet, njëjtë sikur gjithë….

QYTETARI

Sot është dita e parë, por po na pëlqen, ne jemi shumë të kënaqur…

Qytetare

Duket mirë, ka pasur momente që ka pasur kolona edhe më të gjata, më duket mirë”.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se nga e shtuna deri më sot, në RMV kanë hyrē 22 mijë qytetarë kurse kanë afërsisht 18 mijë qytetarë.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

Nga data 12.04.2025 deri më datë 14.04.2025 në pikën kufitare “Bllacë” në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë hyrë 22.017 qytetarë, kurse Maqedoninë e Veriut e kanë lëshuar 17.620 qytetarë.

Kujtojmë të shtunën që lam pas kryeministrat e dy vendeve, Hristijan Mickoski dhe Albin Kurti të shoqëruar nga ministrat e dy vendeve promovuan pikën e përbashkët kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe vlerësuan si hap për zhdukjen e kolonave dhe pritjeve.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING