Gaza, numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite shkon në gati 50.950

Sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës brenda 24 orëve të fundit kanë vrarë 11 palestinezë të tjerë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre që nga 7 tetori i vitit 2023 në të paktën 59.944, transmeton Anadolu.
Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza njoftoi se 111 persona të tjerë të plagosur u transferuan në spitale brenda ditës së fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të palestinezëve të plagosur nga sulmet izraelite në të paktën 116.156.
“Shumë viktima akoma janë të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk mund t’i arrijnë ato”, tha ministria palestineze.
Më 18 mars, ushtria izraelite nisi një fushatë të papritur të sulmeve ajrore ndaj Rripit të Gazës, vetëm që atëherë duke vrarë të paktën 1.574 njerëz dhe duke plagosur 4.115 të tjerë, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve që u arrit në muajin janar.
Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli për sulmet brutale në Gaza gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.