UNRWA paralajmëron: Gazës po i mbarojnë furnizimet derisa uria po përhapet

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) ka ngritur alarmin për një katastrofë humanitare që po përshkallëzohet me shpejtësi në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Drejtoresha e komunikimit e UNRWA-së, Juliette Touma tha se të gjitha furnizimet bazë po mbarojnë në Gaza, që do të thotë se “foshnjat dhe fëmijët po bien në shtrat të uritur”.
“Gjashtë javë pas rrethimit të imponuar nga Izraeli që bllokoi hyrjen e ndihmave dhe furnizimeve komerciale, rezervat e ushqimit pothuajse janë harxhuar, furrat e bukës janë mbyllur dhe uria po përhapet”, theksoi Touma.
Ajo gjithashtu bëri thirrje se “duhet veprim i menjëhershëm për të parandaluar një krizë humanitare që po thellohet”.
Më 18 mars, ushtria izraelite rifilloi sulmet vdekjeprurëse në Gaza, duke shkelur marrëveshjen e armëpushimit dhe të shkëmbimit të të burgosurve që u arrit në muajin janar.
Që nga 7 tetori i vitit 2023, sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 50.900 palestinezë në Gaza dhe e kanë kthyer enklavën në rrënoja.
Në muajin nëntor, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzit. Për luftën në enklavë, Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.