Figura ushtarake dhe akademike të Izraelit bëjnë thirrje për ndalimin e luftës në Gaza për të liruar pengjet

Mijëra figura ushtarake dhe akademike të Izraelit i janë bashkuar një peticioni që bën thirrje për përfundimin e luftës në Gaza dhe lirimin e pengjeve, transmeton Anadolu.
Sipas mediave izraelite, peticioni i nënshkruar nga 2 mijë akademikë izraelitë, 100 mjekë ushtarak dhe qindra rezervistë, por ajo nuk është publikuar ende zyrtarisht dhe po organizohet nga profesionistët e përfshirë.
Radioja e Ushtrisë Izraelite përmendi se shumica e nënshkruesve aktualisht janë aktivë në shërbimin rezervë dhe se në ditët në vijim pritet të nënshkruhet nga më shumë mjekë.
Kjo thirrje vjen pas një peticioni të ngjashëm të nënshkruar nga rreth 1 mijë rezervistë të Forcave Ajrore të Izraelit, të ndjekur nga 150 oficerë nga Marina Izraelite dhe dhjetëra të tjerë nga Trupat e Blinduara, të cilët gjithashtu nënshkruan peticionet që bënin thirrje për një armëpushim dhe për kthimin e pengjeve izraelite.
Izraeli vlerëson se 59 pengje po mbahen akoma në Gaza, me të paktën 22 prej tyre të gjallë.
Ata pritej të lirohen në fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve në Gaza, e cila do t’i kërkonte Izraelit të tërheq plotësisht forcat nga Gaza dhe t’i japë fund luftës përgjithmonë. Por Izraeli rifilloi sulmet në Gaza dhe prishi armëpushimin e muajit janar.
Që nga 7 tetori i vitit 2023, sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 50.900 palestinezë në Gaza dhe e kanë kthyer enklavën në rrënoja.
Në muajin nëntor, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzit. Për luftën në enklavë, Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.