Saka: Rëndësi ka fitorja e Arsenalit, gjërat e tjera në plan të dytë

Saka: Rëndësi ka fitorja e Arsenalit, gjërat e tjera në plan të dytë

Saka është një nga lojtarët më të mirë të Arsenalit. Gjatë gjithë këtyre viteve, ai ka dhënë një kontribut të çmuar për skuadrën, në arritjen e objektivave.
“Topi i Artë? Është një ëndërr, por e di gjithashtu që ajo është një ëndërr për shumë lojtarë.
“Unë jam duke punuar shumë për të bërë më të mirën time për ekipin tim dhe për ta bërë ëndrrën time realitet. Çdo çmim individual vjen pas punës së mirë në ekip.

“Së pari, fokusi është gjithmonë fitorja këtu me fanellën e Arsenal. Kjo vjen para çdo gjëje tjetër”.

E ardhmja- “Unë nuk mendoj se dikush është në nxitim, as unë dhe as klubi. Më kanë mbetur edhe dy vjet nga kontrata ime, kështu që është shumë e qetë”, tha Saka.

“Të gjithë i dinë mendimet e mia dhe unë ju kam bërë të ditur të gjithëve se synoj të fitoj gjithçka këtu, kështu që nuk mendoj se ka ndonjë nxitim”, – tha ai.

MARKETING