Konjufca: LVV ende nuk e ka emrin për kryetarin e ardhshëm të Kuvendit, koalicioni i nevojshëm për krijimin e Qeverisë

Konjufca: LVV ende nuk e ka emrin për kryetarin e ardhshëm të Kuvendit, koalicioni i nevojshëm për krijimin e Qeverisë

Kryeparlamentari në detyrë, Glauk Konjufca pas takimit me partitë politike ku u diskutua për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se LVV ende nuk e ka caktuar emrin e kryeparlamentarit të ardhshëm.

“Sa i përket kryetarit të Kuvendit, LVV ende nuk e ka dhënë emrin e kryetarit të Kuvendit kjo për arsye se mendoj se të gjitha pozitat sa i përket përbërjes së re të mazhorancës që pastaj do të shndërrohet në qeveri, i nënshtrohen disa principeve e njëri prej tyre është përpjekja për të themeluar Qeverinë”, tha Konjufca.

Ai shtoi se është e pamundur që të mos krijohet një koalicion në mënyrë që të jenë votat për formimin e Qeverisë së re.

“Kur jemi te Qeveria është e pamundur që të mos themelohet një koalicion që krijon mazhorancën e aftë për të zgjedh me 61 vota një qeveri të re. Të gjitha pozicionet përfshirë atë të kryetarit të Kuvendit i nënshtrohet këtij principi”, tha Konjufca.

Konjufca ka përmendur se kryetari i LVV-së, Albin Kurti deri më tash i ka dërguar ftesë për takim vetëm kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Letra i është drejtuar vetëm LDK-së, kurse gjuhën që do ta përdorim do të jetë një gjuhë e bashkëpunimit e partneritetit. Mund ta merrni me mend tensionet dhe polarizimet e mëdha që ndodhin gjatë fushatës, por në fund të fundit të gjithë zgjohemi një mëngjes dhe e shohim se cili është rezultati i zgjedhjeve dhe e kuptojmë se politika nuk ndërtohet mbi urrejtjen e dashurinë”, tha Konjufca.

Ai shtoi se politika është me i kuptua interesat, që të cilat i përfaqësojmë nuk janë personale por interesat e Republikës.

Konjufca tha se ka pasur gjuhë të ashpër edhe nga ana e opozitës në drejtim të tij, por që nuk i ka ngelur “hatri”

“Nuk më ka mbetur hatri prej atyre shprehjeve dhe ia zgjati dorën e bashkëpunimit secilit që mund të pajtohemi se mund të bëjmë diçka bashkë për shtetin e Kosovës”, tha Konjufca.

Ai tutje tha se qëllimi i LVV-së në këto zgjedhje ishte arritja e 500 mijë votave, por meqenëse qëllimi nuk u arrit, duhet shkuar me planin B.

“Vetëvendosja e ka pas pozicionin transparent gjatë zgjedhjeve. Kemi thënë se qëllimi im ka qenë me vazhdu një qeverisje siç e kemi, mundësisht pa partitë tjera opozitare e pastaj e merr rezultatin e zgjedhjeve edhe e sheh që nuk e ke mbërri atë qëllim. Kjo është demokracia. E ke pas një qëllim dhe nuk ke mbërritur atë. E pastaj e modifikon rrugës. S’është mëkat kjo demokraci. E vendos një qëllim – nuk e kemi arritur. S’i kemi arritur qëllimet dhe tash jemi në skenarin B. Është rasti më normal i mundshëm”, ka thënë Konjufca./

MARKETING