(VIDEO) Përkujtohet eksodi, bjeshkatarët organizojnë marshin e paqes “Bllacë ‘99”

(VIDEO) Përkujtohet eksodi, bjeshkatarët organizojnë marshin e paqes “Bllacë ‘99”

Pas 26 viteve, të dielën do rikthehen “refugjatët” në malet e Kaçanikut, të cilët do t’ia mësyjnë rrugës për në Bllacë, ndërsa kësaj here “refugjatët” do të jenë me vetëdëshirë, pasi Unioni i Shoqatave Bjeshkatare Shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, do të organizojë MARSHIN E PAQES “BLLACË ‘99””. Marshi do të zhvillohet nga Kaçaniku, në terren malor, deri në Qendrën Memoriale “Bllaca ‘99” në Han të Elezit.

Kryetari i Shoqatave Bjeshkatare dhe njëherit edhe organizatori i këtij marshi , Fari Rexhepi, për televizionin Shenja tha se ky marsh do të organizohet për herë të parë dhe bëhet me të vetmin qëllim, e ajo është siç tha Rexhepi, t’i vetëdijesojnë gjeneratat e reja dhe mos të harrojnë kurrë për atë se çfarë kanë përjetuar qytetarët e Kosovës nga regjimi i atëhershëm serb.

FARI REXHEPI, KRYETAR I UNIONIT TË SHOQATAVE BJESHKATARE SHQIPTARE NË RMV

Duke pasur prasysh se kjo është një datë shumë e rëndësishme historike dhe duke pasur parasysh se mendojmë ne si bjeshkatarë se ka nevojë të bëhet pak më tepër në këtë drejtim, që njëra prej pikave kryesore ose synimeve tona është që gjeneratat e reja, ngase bëhet fjalë tash për 26 vjetorin i shënimit të kësaj date, ti përkujtojmë ata që cilët e kanë përjetuar këtë golgotë, t’i përkujtojmë edhe viktimat të cilët në këtë kamp kanë ndodhur”.

Organizatori Fari Rexhepi, bëri thirrje për të gjithë qyetarër, e në veçanti, nxënësit dhe studentët, të marrin pjesë në numër sa më të madh në këtë marsh.

ARI REXHEPI,KRYETAR I UNIONIT TË SHOQATAVE BJESHKATARE SHQIPTARE NË RMV

Apelojmë që masovikisht të na bashkangjitet ditën e diel, ngase kanë çka të shohin dhe çka të ndëgjojnë. Vlersojmë dhe mendojmë se do të ketë pjesmarrës edhe nga ata të cilët e kanë përjetuar këtë golgotë kampin Bllaca 99, dhe sigurisht që do të ketë edhe biseda dhe informata të ndryshme nga rasti që ka ndodhur atëher. Edhe njëher apelojë, dëshira jonë është me theksë të veçantë që rinia jonë të jenë pjesë e asaj, ngasë të mësojnë dhe të dijnë diçka nga historia e më hershme e fundëshekullit XX, dhe të kemi parasysh se nuk mundë të ndërtojmë të ardhmen, pa e ditur të kaluarën”.

Nisja e autobusëve të marshuesve nga Maqedonia e Veriut do të bëhet nga pika Stenkovec për në Kaçanik, ditën e diel (6 prill) në orën 07.30. Marshi do të niset nga Kaçaniku në orën 8.30. Ndërkaq, pas përfundimit të marshit, kthimi do të bëhet përsëri me autobusë – në orën 14.00 – nga kufiri në Han të Elezit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING