Mot i ndryshueshëm me vranësira, me temperaturë deri 20 gradë

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Lokalisht do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej katër deri 9, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 14 deri 20 gradë.
Në Shkup, temperatura minimale do të jetë deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 20 gradë.