(VIDEO) Pas tragjedisë në Koçan, 130 psikologë ofrojnë mbështetje për nxënësit, mësuesit dhe prindërit

“Numri i psikologëve që janë angazhuar në ofrimin e mbështetjes psikosociale për nxënësit, prindërit e tyre dhe mësuesit pas tragjedisë në Koçani, po rritet vazhdimisht. Javën e kaluar ishin rreth 100, ndërsa këtë javë në rrjetin e psikologëve shkollorë kemi 130. Të gjithë ata kanë kaluar një trajnim të specializuar për veprimet në këtë situatë krize dhe janë aktivë në terren”. Kështu tha ministrja e arsimit, Vesna Janevska, gjatë vizitës së saj në disa shkolla në Shtip, duke informuar se në territorin e kësaj komune janë angazhuar edhe 10 psikologë të tjerë në kuadër të institucioneve arsimore.
VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS
“Ministria e Arsimit dhe Shkencë, së bashku me disa palë të tjera – UNICEF, Instituti i Psikologjisë në ‘ShënKkirill’, Dhoma e Psikologëve dhe Kryqi i Kuq, po bëjnë përpjekje për të siguruar ndihmën psikologjike të duhur dhe mbështetje psikosociale për ata që kanë nevojë, sidomos për më të rinjtë. Menjëherë pas tragjedisë, përgatitëm udhëzime për shkollat, për mësuesit dhe prindërit”.
Ajo shtoi se ngjarja ka shkaktuar traumë në të gjithë publikun, sidomos te fëmijët, të cilët, siç tha, nuk duhet t’i lëmë që të përballen vetë më situatën. Ministrja theksoi gjithashtu se një aspekt i rëndësishëm që do t’i kushtohet vëmendje nga MASH në bashkëpunim me pushtetet lokale është ruajtja e standarteve të sigurisë në shkolla në të gjithë territorin. /SHENJA/