Tragjedia në Koçani, vazhdohet paraburgimi prej 48 orëve për 16 persona

Gjykata Themelore në Koçan ka marrë vendim për të vazhduar masën e paraburgimit për të gjithë 16 personat e përfshirë deri tani në rastin e zjarrit në diskotekën “Puls” dhe u ka caktuar masën e paraburgimit afatshkurtër në kohëzgjatje prej edhe 48 orësh, konfirmojnë nga gjykata për MIA.
Prokuroria Themelore Publike në Koçan më herët ka informuar se ka dorëzuar në gjykatën kompetente propozimet për vazhdimin e masës së paraburgimit afatshkurtër edhe për 48 orë për 16 personat e përfshirë deri tani në procedurë, për të cilët kjo masë u skadon gjatë ditës.
Edhe për dy persona, me propozim të Prokurorisë, paraburgim u është caktuar gjatë ditës së djeshme, i cili ende po zgjatë. Gjithsej masa paraburgim i shkurt deri në këto momente është kërkuar për 18 persona.